Këshilla e ish lojtarit

Sipas Wilshere, Arsenali duhet ta bëjë Ramseyn kapiten

Aaron Ramsey është drejt largimit nga Arsenali, por ish mesfushori i “topçinjëve” Jack Wilshere mendon se lejimi i një gjëje të tillë do të ishte gabim i madh.

Sipas Wilshere, Arsenali duhet ta bëjë edhe kapiten mesfushorin uellsian i cili po kalon sezonin e tij të 10-të te klubi londinez, prej se erdhi në vitin 2008 nga Cardiff City.

Tani që është në vitin e fundit të kontratës, zërat për një largim të Ramsey nga Arsenali janë shpeshtuar, me Milanin, Romën dhe Juventusin që janë në garë për shërbimet e tij.

“Aiështë bërë futbollist i madh te Arsenali. Ne e dimë se çfarë mund të japë Ramsey për klubin. Për mua ai është kapiteni i ardhshëm sepse e di se e dashuron ekipin. Nëse do të pyetesha se ku tjetër mund të luajë Ramsey, do të thoja se në gjitha klubet e Premier Leagues, dhe kjo tregon për kualitetin e tij”, tha Wilshere.

Aaron Ramsey i ka zhvilluar 8 paraqitje këtë sezon në Premier League duke realizuar edhe një gol.