Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate e ka lavdëruar sulmuesin Harry Kane për përformancën e treguar në ndeshjen e fituar ndaj Kroacisë, në të cilën anëtari i Tottenhamit asistoi dhe shënoi.

Kane është cilësuar si golashënuesi më i mirë në botë nga Southgate, me kombëtaren e “3 Luanëve” që do të përballet me Portugalinë dhe dy kombëtare tjera që nuk janë caktuar ende, për fazën finale të Nations League në përfundim të këtij sezoni.

Ndërkohë Kane nuk kishte shënuar gol që nga Kampionati Botëror, në të cilin kompeticion pati realizuar 6 gola që e shndërruan atë në golashënuesin më të mirë, kurse Southgate e ka theksuar rëndësinë që 25 vjeçari e ka për kombëtaren e Anglisë.

“Sinqerisht mendoj se Harry është golashënuesi më i mirë në botë, dhe një trajner e urren ta largojë nga loja një futbollist me cilësitë e tija. Disa njerëz i vunë në dyshim zgjedhjet tona gjatë verës por ai është gjuajtësi i penalltive te ne dhe lideri ynë. Në 98% të ndeshjeve loja e tij është vendimtare. Ne kemi besim të madh te ai teksa Kane ka uri të madhe për të dërguar skuadrën përpara”, u shpreh Southgate.

Ish trajneri i Middlesbrough lavdëroi edhe parqitjet e lojtarëve të rinjë si Gomez, Chilwell dhe Sancho, ndërsa shtoi se ka në dispozicion zgjedhje të shumta dhe se Anglinë e pret një e ardhme e ndritur.

Anglia me fitoren kundër Kroacisë iu revanshua ballkanasve për eliminimin nga gjysmëfinalja e Kampionatit Botëror që u mbajt verën e kaluar në Rusi.