Përkundër 17 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet, Arsenali ka hapësira përmirësimi mendon mbrojtësi grek, Sokratis Papastathopoulos.
Arsenali mposhti me vështirësi Bournemouthin 1-2 në fundjavë, ndërsa Sokratis thotë se Arsenali është në vetëm 70-80% të potencialit nën drejtimin e trajnerit Unay Emery.
“Jemi afër 70-80% të potenicialit tonë. Sigurisht se duhet të përmirësohemi dhe dëshirojmë që ta vendosim Arsenalin në mesin e klubeve më të mira në Premier League. Mundohemi çdo ditë për këtë. Duhet të shmangim topat e humbur ose t’i përmbyllim aksionet më mirë. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre që ka një bashkëpunim të mirë”, deklaroi Sokratis.
Arsenali pret në “Emirates” të dielën Tottenhamin në derbin londinez, ndërsa mund ta arrijnë në tabelë rivalin e qytetit me një fitore potenciale.
Por, Sokratis refuzoi ta konsiderojë përballjen direkte si vendimtare në arritjen e top 4-shes apo mbetjes jashtë saj.
“Sigurisht se do të jetë ndeshje e rëndësishme, por nuk mendoj se është ndeshje që mund të na siguron kualifikimin në Champions League. Nëse fitojmë me Tottenhamin dhe pastaj i humbim ndeshjet e rradhës nuk ka asnjë kuptim”, theksoi mbrojtësi grek.







