“Sipas modelit të Enver Hoxhës”, Matoshi e quan bizare foton e Kurtit në banka shkollore

Publicisti Halil Matoshi ka komentuar fotografinë e Kurtit me vartës të tij, në bankat shkollore, me një nxënës të vetëm.

Matoshi fotografinë e Kurtit e quan, bizare dhe jokreative dhe shkreta.

Ai akuzon pushtetin aktual se po provon t’i zëvendësojë elitat politike, kulturore dhe arsimore me militantët e partisë.

Shkrimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

Albin Ce Dun!

Çoroditje ma t’madhe të politikës dhe etikës së pushtetit, Kosova nuk ka përjetu kurrë!

“Pushteti i ri” po instalon “Njeriun e ri” – simas modelit të Enver Hoxhës – tue pretendu se elitat politike, kulturore e Arsimi te munen me u ndrru me militanta të partisë, do gjysha e gjyshe që gërvallën nga monotonia dhe seniliteti!?

Zavendësimi i mësimdhansave me prondët: As Revolucioni kulturor kinez nuk ishte kujtu!

Sa pamje bizarre, jokreative e të shkreta!? 😢