Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kyliann Mbappe e ka pranuar se paratë e shpenzuara në futboll kanë filluar të jenë të pa nevojshme.
Mbappe u shndërrua në futbollistin e dytë më të shtrenjtë kur kompletoi kalimin e tij te PSG nga Monaco për shumën e 180 milionë eurove, ndërsa bashkëlojtari i tij Neymar shokoi botën e futbollit me transferimin në Paris nga Barcelona për 222 milionë euro që shtyu të kryheshin edhe 3 transferime tjera gjatë kësaj vere që kalonin shumën e 100 milionëve.
19 vjeçari ka thënë se gjatë fëmijërisë së tij nuk ka pasur mundësi t’i imagjinonte këto shpenzime të çmenduara në blerjen e futbollistëve.
“Është vertet e pa hijshme, për mua që vijë nga një familje modeste. Por tregu i futbollit është ashtu, unë nuk do të bëjë revolucion në futboll, jam pjesë e një sistemi që duhet ditur ta respektosh”, tha Mbappe.
Sulmuesi i PSG-së është krahasuar me legjendarin brazilian Ronaldon, që të dytë e kanë fituar Kupën e Botës, megjithatë Mbappe refuzon të jetë pjesë e këtyre krahasimeve.
“Nuk dua të jam kopje e dikujt. Sikur të gjithë futbollistët e mëdhenj, edhe unë dua ta krijoj historinë time. Mendoj se është e natyrshme të kesh respekt për veten, krahas edhe përulësisë që është fuqi e njerëzve të mëdhenj”, tregoi Mbappe.







