Sipas Kjaer, Sevilla nuk i frikësohet Barcelonës

Sevilla udhëton në fundjavë në “Camp Nou” për t’u përballur me kampionin në fuqi të La Ligas, Barcelonën, ndërsa mbrojtësi i andaluzianëve, Simon Kjaer nuk frikësohet nga katalanasit.

Sevilla është lidere pas 8 javëve kampionat me një pikë më shumë se Barcelona, teksa blaugranat janë skuadra e vetme që kanë shënuar më shumë se andaluzianët.

Kjaer nuk frikësohet nga forca e Barcelonës duke thënë se do të shkojnë me vetbesim drejt kësaj përballjeje.

“Nuk mund të shkoni në “Camp Nou” me frikë sepse pastaj do të shkatërroheni. Kështu që nuk frikësohemi nga ata por kemi respekt si një prej skuadrave më të mira në botë. Duke e thënë këtë, duhet të sigurohemi që t’i mos i lejojmë të arrijnë maksimumin e tyre. Të parkojmë autobusin me 10 lojtarë nuk është ide e mirë për arsye se do të mposhteshim në 9 nga 10 ndeshjet që do t’i zhvillonit kundër tyre”, u shpreh Kjaer.

Kapiteni i Danimarkës tutje shtoi se nuk do të aplikojnë markim të vecantë për Messin pasi që do të krijoheshin hapësira për lojtarë të tjerë.

Sevilla nuk e ka mposhtur Barcelonën që prej vitit 2015, gjersa është mposhtur së fudnmi në Super Kupën e Spanjës 2-1 dhe në finale të Kupës së Spanjës 5-0.