Ish mesfushori i Real Madridit, Michael Essien, mendon se transferimi i Arthur i ka ndihmuar Barcelonës ta përballojë mungesën e Andres Iniestës.
Mesfushori brazilian është përshtatur shpejt me Rakiticin dhe Busquets ndërsa është krahasuar edhe me legjendën e katalanasve, Xavi Hernandez.
Arthur u transferua te Barcelona verën e kaluar për 30 milionë euro nga Gremio, teksa Essien beson se 22 vjeçari ka qenë zëvendësimi perfekt për Iniestën, i cili u largua drejt Japonisë.
“Barcelona e ka transferuar këtë brazilianin e ri, dhe ai duket një futbollist i mirë. Ata kanë gjithashtu Rakiticin dhe Busquetsin, kështu që është praktikisht e njejtë gjë. Nuk ndihet mungesa e Iniestës, të paktën për momentin”, tha Essien.
Ganezi shprehu një mendim edhe për “El Classicon”, teksa tha se kjo ndeshje mbetet speciale edhe pa Messin e Ronaldon.
“Të luash në “El Classico” është një ndjenjë e veçantë dhe njëra ndër gjërat më të rëndësishme në karrierë. Unë i kam luajtur 4 të tilla, ndërsa nuk jam mposhtur asnjëherë”, tregoi Essien.







