Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë një letër falënderuese nga kryetari i Kongresi Botëror të Hebrenjeve, Robert Singer.
Haradinaj ka publikuar letrën falënderuese në Facebook, duke thënë se ndihet i nderuar me letrën që ka marrë.
“I nderuar me letrën falënderuese nga Robert Singer për pritjen institucionale që i bëmë delegacionit të Kongresit Botëror të Hebrenjve javën e kaluar. Falënderimi i këtij komuniteti për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e vlerave njerëzore gjatë kohës së Holokaustit është dëshmi e parimeve tona tradicionale”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij në Facebook.








