Sindikata e minatorëve përshëndet aprovimin e statutit të Trepçës

Sindikata e minatorëve të Trepçës e ka përshëndetur aprovimin e statutit të Trepçës nga komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik.

Këtë nëpërmjet një statusi në Facebook e ka bërë kryetari i sindikatës së minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.

Ai ka shprehur falënderim për ministrin Lluka dhe komisionin parlamentar për bashkëpunimin.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sindikata e minatorëve të Trepçës e përshëndet aprovimin e statutit të Trepçës nga komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik.

Falenderoj ministrin Lluka dhe komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik për bashkëpunimin e vazhdueshëm me sindikatën.

Minatorëve së pari u uroj shëndet dhe punë të mbarë në punën e tyre madhore që e bëjnë. Pa mundin dhe punën e tyre ky vend nuk do të ekzistonte, prandaj meritat më të mëdha u takojnë atyre që derdhin djersë e mund për këtë vend.

Unë si kryetar i sindikatës së minatorëve të Trepçes, çdo sukses ua dedikoj atyre!