Simeone zbulon raportin special që ka me Solarin

Real Madridi emëroi Santiago Solarin trajner të përkohëshëm pas vendimit për shkarkimin e Julen Lopeteguit në përfundim të “El Clasicos” të humbur 5-1 ndaj Barcelonës.

Diego Simeone, trajneri i skuadrës rivale nga qyteti i Madridit, Atleticos ka thënë se ka shumë respekt për Solarin.

Solari e fitoi ndeshjen e parë në stolin e “Los Blancos” 0-4 ndaj Melillas në Copa del Rey, teksa sonte përballet me Valladolidin në “Santiago Bernabeu”.

Simeone e ka kujtuar kohën kur ishte trajner i San Lorenzos në Argjentinë teksa pjesë e asaj skuadre ishte edhe Santiago Solari që ndodhej në prag të pensionimit nga karriera e tij si futbollist.

“Kishim një raport shumë të mirë me të te San Lorenzo. Kam kujtime të shumta dhe shumë dashuri për të. Si person i dua më të mirën e mundshme”, tha Simeone.