Trajneri i Atleticos

Simeone nuk shqetësohet lidhur me përfundimin e grupit në vendin e dytë

Diego Simeone nuk është i shqetësuar me faktin se Atletico Madridi e përfundoi grupin në vendin e dytë, përkundër rrezikut që në fazën me eliminim direkt mund të takohet me skuadra të forta si Manchester City, Paris Saint Germain, Bayerni dhe Juventusi.

“Los Colchoneros” ishin lider të grupit A, por barazimi pa gola në udhëtim te Club Brugge dhe fitorja e Borussia Dortmundit ndaj Monacos, zhvendosën skuadrën e Simeones në pozitën e dytë.

Atletico me shumë gjasa gjatë shortit të javës së ardhshme do të ballafaqohet me një top skuadër, por madrilienët nën drejtimin e “El Cholos” e kanë bërë shprehi t’i lënë jashtë favoritët.

“Jam i lumtur për shkak se e kemi arritur 1\16-tën e finaleve të Champions Leagues dhe ky sukses është shumë i rëndësishëm për klubin. Atletico duhej të ishte pjesë e kësaj faze dhe ne jemi të lumtur që ndodhemi atje. Tani duhet të presim kundërshtarin dhe të tentojmë të përmirësohemi”, u shpreh Simeone.

Atletico Madridi gjendet 3 pikë prapa liderit të La Ligas, Barcelonës, ndërsa të shtunën është mysafir i Valladolidit.