Simeone injorim total Griezmannit: Nuk jam i interesuar të flas për të

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, duket se nuk përcjell shkrimet lidhur me Griezmann.

Antoine Griezmann luante nën urdhrat e trajnerit Simeone, para se të kalonte tek Barcelona gjatë verës, për shumën e 120 milionë eurove.

Çmimi i transferimit të lojtarit është ajo që diskutohet akoma në mediet spanjolle, megjithatë, Simeones nuk i bëhet aspak vonë për këtë punë.

“Jam duke menduar për Celtan. Nuk më intereson për ndonjë gjë tjetër” ka thënë Simeone.

“Me gjithë respektin për ty, unë e kuptoj pyetjen, por sinqerisht, pas lojës së mërkurës, ne kemi kohë vetëm për të menduar rreth Celtas” është shprehur tutje trajneri.

Mediet spanjolle insistojnë se Barca i ka borxh Atleticos rreth 80 milionë euro, pasi thuhet se diskutimet Barca – Griezmann kishin nisur në muajin mars, kur klauzola e lojtarit vlente 200 milionë.

loading…