“Sikurse Amerika, Turqia e Shqipëria” – Si po e parashikon sistemin zgjedhor në Kosovë, Mustafë Bajrami?!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Mustafë Bajrami, thotë se Kosova po bëhet sikurse Amerika, sa i përket forcave politike.

Në një shkrim në Facebook, Bajrami thekson se në skenë politike do të mbesin vetëm dy parti, Lëvizja Vetëvendosje dhe një tjetër.

Por, sipas tij, edhe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë partia e tretë në vend do të jetë sikur LSI-ja në Shqipëri.

“Kosova dalëngadalë po bëhet si Amerika(!) Në skenë vetëm dy parti politike: Vetëvendosje, dhe aty-këtu ndonjë tjetër. E nëse eventualisht mbijeton ndonjë e tretë, ka me qenë si LSI-ja në Shqipëri, apo MHP-ja në Turqi. Sa për dekor e sa për numra. Asgjë më shumë!”, ka shkruar Bajrami.