Sigurimi e tërheq Rashkajn, i cili donte ta takonte një tifoz

Pas fitores me rezultat 2-0 të Kosovës kundër Malit të Zi, mesfushori Anel Rashkaj shkoi për t’i falenderuar tifozët e pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, mirëpo në këtë tentim të tij u pengua nga rojet e sigurimet.

Anel Rashkaj luajti mbrëmë në “Fadil Vokrri” prej minutës së 82-të të ndeshjes kundër Malit të Zi, në kuadër të Grupit A të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Përkundër që nuk ishte titullar, Rashkaj e pati një tifoz në stadium i cili dëshironte ta takonte futbollistin. Tifozi zbriti në fushë me qëllim për ta takuar nga afër Rashkajn, mirëpo u ndalua nga rojet e sigurimit.

Pas kësaj fitoreje të rëndësishme, Kosovën e presin dy ndeshje të vështira në muajin nëntor – ajo kundër Çekisë si mysafire dhe pastaj në “Fadil Vokrri” kundër Anglisë. Këto do të jenë dy ndeshjet e fundit të Grupit A.

loading…