Skuadra e Sigal Prishtinës ka shënuar fitore të madhe si mysafir i KB Pejës në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll.

Klubi mysafir mposhti me rezultatin 98-88 skuadrën e Pejës në Palestrën “Karagaqi”

Basketbollisti më i mirë në fushë ishte Diamond Stones me 25 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Te Peja më i miri në fushë ishte Këame Vaugh me 22 pikë, tri kërcime dhe katër asistime.

Kujtojmë që Peja në katër ndeshjet e fundit ka shënuar vetëm një fitore, kurse Prishtina i rikthehet fitoreve pas humbjes nga Bashkimi ditë më parë./