Sigal Prishtina synon fitoren sonte ndaj Legia Varshavës

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina do ta fillojë sonte rrugëtimin në garat evropiane për sezonin e ri.

Bardhekaltrit do ta zhvillojnë sonte në shtëpi ndeshjen e parë ndaj ekipit polak, Legia Varshava.

Bardhekaltrit do të ballafaqohen me Legia Varshavan, në ndeshjen që fillon në orën 20:00, në kuadër të rrethit të parë në Basketball Champions League.

Kundërshtari i prishtinasve është mjaft i fortë, por kampioni kosovar nuk do të dorëzohet assesi.

Trajneri Bujar Loci dhe basketbollisti Dardan Berisha kanë thënë se kryeqytetasit se do ta japin maksimumin në këtë sfidë, edhe pse nuk do ta kenë lehtë.

Nëse Prishtina e kalon Legian e Varshavës, në rrethin e dytë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.

Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvilloheshin më 26 dhe 29 shtator.

Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar, atëherë do të luajë në grupe.

Bardhekaltrit do të përfundonin në Grupin C së bashku me ekipet Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi i duelit Benfica – Groningen apo Mornar.

Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.

loading…