2-1

Si zakonisht, Shqipëria pëson në fund ndaj Spanjës (VIDEO)

Spanja ka shënuar fitore ndaj Shqipërisë me rezultat 2-1, në kuadër të një ndeshje miqësore.

Dy skuadrat kishin rastet e tyre gjatë pjesës së parë, por që nuk arrinin të konkretizonin, me kombëtaren shqiptare, që pati një rast ideal me Sokol Cikalleshin.

Në pjesën e dytë u shënuan tre gola, fillimisht në epërsi kaloi Spanja me Ferran Torres, pas një gabimi në mbrojtje të Berat Gjimshitit.

Teksa, Shqipëria u kthye në lojë duke e barazuar rezultatin, me Myrto Uzunin, në minutën e 85-të.

Por, në fund Spanja fitoi me golin e Daniel Olmos.

Shqipëria ndeshjen e ardhshme miqësore do ta zhvillojë ndaj Gjeorgjisë, më 29 mars.