Nova

Si rrallëherë një media serbe e paraqet Prishtinën e bukur dhe të dekoruar për mrekulli, ka ankesa që Beogradi ka mbetur në terr (Video)

Beogradi nuk është dekoruar ende, Prishtina po. Është koha kur njerëzit hyjnë ngadalë në euforinë para festave dhe qytetet marrin momente ndriçuese. Beogradi ende nuk është dekoruar – gjë që është shumë e çuditshme, pasi para Vitit të Ri, më 17 dhjetor, do të mbahen zgjedhjet në Serbi. Kështu e nis tekstin media e pavarur serbe, Nova, transmeton Ballkani.info.

Dhe si është në kryeqytetin e Kosovës?, vazhdon tutje teksti.

Aty ra borë dhe qyteti mori një dekorim të pasur për Vitin e Ri, të cilin njerëzit e filmuan dhe e shpërndanë në rrjete, kështu që u bë virale.

“Edhe pse dekori vlerësohet nga shumëkush, përshtypja jonë është se këtë stil dekorimi e kemi parë edhe më parë – në Beograd. Shumë drita, kurora, dekorime, harqe, kasaforta, arinj, drerë, sajë – dhe gjithçka vezulluese”, theksohet në tekstin e gazetës serbe.

Të gjithë po shikojnë dhe komentojnë pamjet e gjithë asaj në platformat sociale.

“Shumë njerëz që festojnë Krishtlindjen nuk janë më të krishterë. Është një traditë evropiane. Nuk mendoj për Jezu Krishtin kur shoh një pemë të zbukuruar”.

Dhe ka nga ata që mendojnë se gjithçka është punë:

“Vëlla, kur do ta kuptojnë njerëzit që Krishtlindjet janë punë festash. Është një kohë kur shumë turistë udhëtojnë dhe njerëzve u pëlqen të shohin dekorimet edhe pse Jezu Krishti nuk u tha kurrë të festonin Krishtlindjen”.

Shikoni disa video të tjera dhe bëni një shëtitje nëpër Prishtinë, përfundon teksti i Nova.rs. /Ballkani.info/

@perparimosmani88 December to remember🎉 #december #jinglebells #newyear #prishtinamall #kosova #viralvideo #prank ♬ Jingle Bell Rock – Bobby Helms
@mensurarifi7 #prishtinamall #kosovo #prishtina #viral ♬ Jingle Bell Rock – Bobby Helms
@massarestaurant #fyp #jinglebells #happynewyear #prishtina #kosovo #restaurant #viral ♬ original sound – Massa Restaurant
@ballkani.info Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë zbukurohet për festat e fundviti 🇽🇰🎇 #xhorxhbush #2024 #festa #newyear #prishtina #🇽🇰 #💙 #kosovo🇽🇰 #kosovatiktok ♬ original sound – Ballkani.info