Si rrallë herë Munishi me gjeste të hijshme pas ndeshjes që meritojnë respekt

Ballkani është njoftuar me humbje e parë këtë pranverë në futbollin kosovar.

Flamurtari i Prishtinës, sot në ‘Xhemail Ibishi’, mposhti me rezultatin 2:1, suharekasit.

E pas kësaj ndeshje, dy trajnerët, Sunaj Keqi i Flamurtarit dhe Ismet Munishi i Ballkanit, shtrënguan duart, duke i uruar njëri tjetrit suksese.

Sunaj Keqi e Ismet Munishi pas ndeshjes.

Munishi, gjitashtu urojë edhe Arbnor Morinën, drejtorin sportiv të Flamurtarit, për fitoren.

Pamjet, ishin drejtpërdrejt në kanalet e SSK.

Arbnor Morina e Ismet Munishi.

Kurse, pas kësja humbje, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi deklaroj se gabimet e bëra gjatë goditjeve standarde i kushtuan me dy gola.

“Kam pritur që të jetë një fushë më e rënduar, por ishte në gjendje që të luhet futboll. Duke ditur se Flamurtari lufton për mbijetesë, gabuam në dy ndërprerje të cilat i kemi stërvitur.

Ne vijmë pas dy super sfidave, gjithsesi tentuam me një gol rikthimin tonë, por pak ishin edhe rrethanat, duke mos komentuar edhe referimin”.

Faza e tretë? “Do të jetë përparsi e madhe të luajmë si vendas lojën e fundit të kampionatit, pasi si mysafir kemi pasur rrethana të çuditshme”, tha Munishi.

Ndërsa, trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keqi tha se lufta e bërë nga futbollistët e tij, bëri që të fitohet ndeshja.

“Djelmoshat treguan karakter se kur luajnë me shpirt mund t’i arrijnë qëllimet e tyre”, ka thënë Keqi në SSK

“Sot e patëm vështirë pasi sot luajtëm ndaj Ballkanit që po lufton për titull dhe është në gjysmëfinale të Kupës”, vlerësoi ai.

“Do ta japim maksimumin për të shpresuar në këtë edicion, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, insistoi Keqi.

Kurse, për këtë humbje ka reaguar edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

“Krenar me ju trima, humbja është e dhimbshme, por na bën më të fortë. Jemi të parët”, ka shkruar Kabashi.

Panvarsisht humbjes, Ballkani gjendet në pozitën e parë në tabelë, kurse Flamurtari del nga zona e kuqe ku tashmë gjendet 89-shi.