Një ngjarje si në filma ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, rreth orës 19:00.

Një person ka qenë në shënjestër të armëve të disa të tjerë, por ka shpëtuar.

Policia e ka konfirmuar rastin, duke thënë se akoma po vazhdojnë hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre persona meshkuj kosovar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, por nuk e kanë qëlluar”, thotë Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit nuk janë kapur ende nga Policia.