Policia ka konfirmuar se një vrasje ka ndodhur në orët e vonë në rrugën “Tirana” në kryeqytet.
Ngjarja fillimisht ka nisur si mosmarrëveshje mes dy personave e më vonë ka eskaluar në përleshje me thikë, me ç’rast një person ka ndërruar jetë.
“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marër me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, tha Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.
Siç raportohet në media, vëllau ka therur vëllanë për vdekje.







