Si kundërpërgjigje ndaj gjuhës së Ferajt, deputetja e AAK-së publikon foto të vjetër me Haradinajn

Gjuha e Këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nxitur shumë reagime gatë ditës së sotme.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftës por vëllezërit e tij”, shkroi Feraj në Facebook, gjë e cila prodhoj reagime të shumtë, në veçanti nga anëtarët e AAK-së.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, si kundërpërgjigje ndaj gjuhës së Ferajt ka publikuar një foto nga koha e luftës me ish-komandantin e Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj.

“Me ata që kanë bërë historinë”, ka shkruar Kadriaj sipër fotos.