Si e vrau shtetasi turk pasagjerin, viktima dhe dorasi ishin në të njejtën veturë VIDEO

Sipas burimeve të Ballkani.info viktima dhe i dyshuari kanë qenë së bashku në një veturë të tipit “Audi” me targa të Serbisë.

Ende nuk dihet motivet e qarta se si ka ardhur deri tek vrasja, por dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dorasit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci./Ballkani.info/