Si do ta kemi motin sot

Shtrirja e të nxehtit afrikan mbi vendin tonë, në ditët e ardhshme sjell mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me kthjellime dhe diell.

Për ditën e sotme ‘Prishtina Weather’ parashikon mot shumë të nxehtë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat në vise të ulëta parashihen të jenë 14C deri 36C, e në vise malore 12C deri 27C. Era nga drejtime të ndryshme e lehtë 2-5m/s, e në mbrëmje nga verilindja. Indeksi UV: 9.

Edhe nesër moti parashihet të jetë kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

Përreth viseve malore pasdite zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 15C deri 37C, e në vise malore 14C deri 28C. Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s. Indeksi UV: 9.

Në fundjavë temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, por mbetet nxehtë.