Shyqiri Bytyqi: Problemet mund të zgjidhen vetëm nga koalicioni AAK-PSD, i cili është 100% për Kosovën

Ministri i Arsimit në detyrë, Shyqiri Bytyqi, sot në cilësinë e kandidatit për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka vazhduar takimet për mobilizimin e strukturave të koalicionit AAK-PSD, që ai e quan fitues.

“U takuam me banorët e Barilevës dhe të Prugocit, të cilët kërkuan më shumë mbështetje për të zgjidhur problemet kryesore të këtyre anëve. Pasi dëgjuam banorët, u zotuam se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga ky koalicion, i cili është 100% për Kosovën, që ka guxim dhe njohuri dhe ne jemi të përkushtuar për veprim”, ka shkruar Bytyqi.

Bytyqi në listën zgjedhore mban numrin 35. /Ballkani.info/

loading…