Shyqiri Bytyqi nga Oda në Drenas: Do t’i dëgjojmë dhe zgjidhim hallet e qytetarëve

Ministri i Arsimit në detyrë dhe kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Shyqiri Bytyqi ka vazhduar edhe sot takimin me qytetarët mirëpo kësaj radhe në një mënyrë më të veçantë.

Takimi është realizuar në fshatin Çikatovë të vjetër në Drenas në Odën e Agim Morinës ku të pranishëm kanë qenë edhe kandidatet për deputet Naim Bazaj dhe Arta Gjylani.

Bytyqi theksoi se qëllimi i këtij takimi është që të dalë jashtë gjërave që janë të shkruara në program dhe t’i dëgjojë nga afër hallet e qytetarëve.

“Është kënaqësi të jem sidomos në këtë atmosferë pasi ndihemi mirë kur jemi kështu. Dua të dal jashtë gjërave që kemi të shkruara në programin tonë”.

“Ne si popull kemi kaluar faza të rënda edhe gjatë luftës edhe tash në përpjekjet tona për ta ndërtuar shtetin mirëpo është e mira që kur të jemi bashkë mundemi me mendu dhe të shohim se cilat janë hallet e juaja dhe tonat”.

Ministri Bytyqi është zotuar se koalicioni AAK-PSD do të mundohet që t’i zgjidhë problemet e qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Nganjëherë fjalët e mëdhaja nuk është mirë me i dhënë pasi me i fol është lehtë por duhet me i qëndru mbrapa atyne. Ne sot nuk jemi ardhë me thon premtime se cfarë kena me bo na për juve por më shumë kena ardh me marr përgjegjësi dhe me i ngu hallet e juaja dhe problemet dhe ne ta marrim si obligim që hallet e qytetarëve me i zgjidh kadal- dale në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne si koalicion e kemi një program të shkruar për të cilin mendojmë që brenda programit tonë mundemi me i gjet hallet e qytetarëve, mirëpo ndryshe është kur ne e dëgjojmë nga ju direkt dhe pastaj kemi mundësi edhe gjërat tjerat t’i inkuadrojmë. Besoj që ky koalicion e ka një mundësi të mirë per t’i dalë në ballë halleve të qytetearëve e para me vet ekipin që e ka të ndërtuar koalicionin i cili ka njerëz edhe që e dojnë vendin por ka edhe njerëz profesionalë në të gjitha fushat”, është shprehur Bytyqi.

loading…