Të dhënat zyrtare të popullsisë së Serbisë kanë parashikime të zeza për shkak të vdekjes së madhe të popullsisë dhe lindjeve të pakta që po ndodhin në këtë shtet.
Kur kësaj i shtohet edhe migrimi i madh që është duke ndodhur, për shkak se shumë të rinj Serbinë nuk e shohin më si vend të jetueshëm, shkaku i politikanëve të korruptuar, Serbia po konsiderohet si mund të mbetet në shumë rajone e pabanuar.
Të dhënat zyrtare të Byrosë së Statistikave të Republikës së Serbisë tregojnë se Serbia gjatë vitit të kaluar ka humbur 202 banorë në ditë, ose 73 mijë e 730 për një vit.
Në periudhën janar-dhjetor 2021, numri i të lindurve ishte 62 mijë e 62, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i të lindurve ishte 61 mijë e 693, ka një rritje prej 369 ose 0,6 për qind.
Por në të njëjtën periudhë kanë vdekur 135 mijë e 901 persona, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur numri i të vdekurve ishte 114 mijë e 954, ka një rritje të vdekshmërisë prej 20 mijë e 947 ose 18.2 për qind.
Nga viti në vit, Serbia po mbetet në shumë vende pa banorë.
Për fat të keq, trendi negativ tregon se numri i vdekjeve po rritet çdo vit. Kështu, në vitin 2019, në një vit kanë vdekur 100 mijë e 963 banorë të Serbisë.
Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare çdo vit Serbinë e lëshojnë 80 deri 100 mijë banorë, që gjejnë punë nëpër vendet e Bashkimit Evropian, e ku pjesa dërrmuese e tyre janë të rinj.







