Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale në Grackën e Vjetër, ku sipas tij një deponi mbeturinash dhe hekuri është ngritur në vendin ku më 1912 artileria serbe rrafshoi fshatin. Buja e cilësoi këtë si “fyerje për historinë dhe kujtesën kolektive” të qytetarëve.

Ai ka premtuar se veprimi i tij i parë pas marrjes së mandatit do të jetë largimi i menjëhershëm i kësaj deponie dhe ndërtimi i një parku memorial me obelisk, për të nderuar sakrificën e popullit. Buja po ashtu u zotua publikisht se në Lipjan nuk do të ketë më asnjë deponi ilegale të mbeturinave.

Ky premtim vjen si pjesë e angazhimeve të tij për ruajtjen e kujtesës historike dhe përmirësimin e mjedisit në komunën e Lipjanit.