Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, është pritur me mbështetje të madhe nga banorët e Topliqanit, Jetës së Re dhe Grackës së Vogël. Në tubimet e mbajtura, Buja theksoi se qytetarët kanë shprehur kërkesa të qarta për një Lipjan me kushte më të mira jetese dhe infrastrukturë moderne.
“Qytetarët duan ujë 24 orë në ditë, shkolla moderne ku fëmijët të mësojnë në kushte dinjitoze, çerdhe e kopshte që garantojnë përfshirjen e hershme në edukim. Po ashtu, kërkojnë rrugë të sigurta, transport publik që lidh çdo lagje me qytetin, si dhe parqe, shetitore dhe kënde lojërash për familjet,” tha Buja.
Ai theksoi se mbështetja masive që mori nga qytetarët nuk është vetëm entuziazëm, por edhe përgjegjësi për të ofruar ndryshimin që ata presin.
“Mesazhi është i qartë, jo vetëm për ne, por për të gjithë: fitorja është e jona,” përfundoi kandidati i PDK-së për Lipjanin.







