Trajneri i Union Ber;init

Shtyu Leroy Sane, Nenad Bjelica dënohet me tri ndeshje

Trajneri i Union Berlinit, Nenad Bjelica, është dënuar me tri ndeshje mosprani pasi shtyu lojtarin e Bayern Munchenit, Leroy Sane.

Incidenti kishte ndodhur në minutën e 74-të të mërkurën mbrëma ku klubi i tij u mposht nga kampioni aktual me rezultat 1:0.

Bjelica po ashtu është gjobitur me 25 mijë euro, pasi që kishte ngrehur dorën dy herë në drejtim të fytyrës së Sanesë, e më pas e kishte shtyrë, gjë që kishte bërë që ai të përjashtohej me karton të kuq.