Përballja mes Paris Saint Germainit dhe Montpellierit e planifikuar për t’u luajtur të shtunën e ardhshme është shtyrë pas kërkesës së policisë, teksa ka protesta të ashpra në kryeqytetin francez.
Trazirat në Paris filluan pas ngritjes së taksës për naftën, gjersa policia ka hedhur gaz lotsjellës, granada dhe topëtha të ujit ndaj protestuesve në Champs-Elysees.
Tre persona kanë mbetur të vdekur prej fillimit të protestave muajin e kaluar, ndërsa shteti francez ende nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Ndërkohë, Bordeaux i dha fund serisë perfekte të PSG-së në kampionat duke e ndalur në barazim 2-2 të dielën e kaluar, ndërsa skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel mbetet 14 pikë para vendit të dytë, Montpellierit.
Paris Saint Germain ballafaqohet nesër me Strasbourgun në udhëtim, kurse në anën tjetër Montpellieri pret sonte në shtëpi Lillen.







