meçi i shekullit

Shtyhet “meçi i shekullit” mes Tyson Fury dhe Olseksandr Usyk

Sipas raportimeve të fundit përballja mes Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk tashmë është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet sipas datës së paraparë (17 shkurt).

Boxing News ka pretenduar se aryseja pse ky meç nuk do të zhvillohet më datë 17 shkurt është për shkak se Fury ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes. I vetëquajturi “Gypsy King” është detyruar të largohet nga kjo përballje për shkak se ka pësuar një çarje të vetullës në stërvitje.

Fury dhe Usyk ka qenë e paraparë që të përballeshin në Riad të Arabisë Saudite, në një luftë që do të përcaktonte kampionin e padiskuteshëm të peshave të rënda në botë.

Sidoqoftë, tashmë është bërë e ditur se i pamposhturi Tyson Fury, nuk do të jetë në gjendje që të konkurrojë në këtë muaj.

Ekipi i Usyk tashmë është duke bërë përpjekje për të aranzhuar një meç me kroatin Filip Hrgovic, i cili momentalisht është kandidat i IBF-së (Federata Ndërkombëtare e Boksit).

Fury dhe Usyk ishin pajtuar paraprakisht për një revansh të menjëhershëm pas duelit të tyre të parë.

Fury nuk ka luftuar më që prej fitores kontroverse ndaj ish-kampionit të UFC-së, Francis Ngannou, tetorin e vitit të kaluar. Usyk në anën tjetër, triumfoi përballë Daniel Dubois në muajin gusht.