Shteti tenton të ndërhyjë në çmimet e produkteve, Hajdari ia përmend opozitës të kaluarën

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka dalë me një sqarim sa i përket projektligjit që synon vendosjen e masave ekonomike në produktet esenciale, duke përfshirë vajin e grurit apo bukën.

Ajo tha se ligji është bërë pas një analize në treg përmes ekspertëve të grupit punues.

“Dua të jap një sqarim. Ligji është elaboruar përmes një procesi të analizës në treg, duke filluar me një grup punues që ka analizuar të gjitha çmimet e produkteve bazë. Ky grup, ka sjellë të gjitha evidencat e tregut, me të gjitha marzhat në treg. Sot kemi përmendur vetëm marzhat mesatare”, tha ajo.

Gjithashtu, Hajdari ia përmendi opozitës 20 vitet e kaluara sa kanë qenë në pushtet, teksa i kritiko ata për lënien e Kosovës pa prodhim vendor.

“Unë e dëgjova që po e përmendni kushtetutën, a po ndërhyn ne në konkurrencën të lirë, apo në marrjen e pronave private. Keni lënë shtetin e Kosovës me një 20 vite pa prodhim vendor, po ndërhyj te shitja e produkteve bazë që janë çmime të paarsyeshme”, shtoi ajo në Kuvendin e Kosovës.