Shtetet e Bashkuara me sanksione të reja kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë të enjten ka njoftuar për raundin e ri të sanksioneve ndaj pushtimit rus të Ukrainës, duke shënjestëruar zyrtarët qeveritarë rusë dhe elitën me sanksione të reja financiare dhe diplomatike, shkruan CNN.

Sanksionet e fundit, të lëshuara nga departamenti i Shtetit dhe i Thesarit, kanë për qëllim asetet luksoze të elitës të njohur ruse, duke përfshirë jahtet dhe aeroplanët që i përkasin të afërmve të presidentit rus, Vladimir Putin. Departamenti i Tregtisë gjithashtu vendosi sanksione të reja duke kufizuar aftësinë e Rusisë për të siguruar teknologji ushtarake.

Shtëpia e Bardhë tha në një njoftim se sanksionet e fundit janë të dizajnuara “për të goditur evazionin dhe për të rritur presionin ndaj Putinit dhe përkrahësve të tij”.

Sanksionet gjithashtu targetojnë dy jahte të tjera, Shellest dhe Nega, të dy nën pronësinë e kompanive ruse.