Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se i kishin humbur dokumentet personale.

Në raportin e Policisë thuhet se ankuesja pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13.

“VJEDHJE/Prishtinë 23.09.2022-19:00.  Ankuesja femër shtetase e huaj e cila dyshohet se ishte në gjendje të dehur ka raportuar se, pasi kishte thirrur një veturë-taxi për të shkuar në banesën e saj, kur ka arritur te banesa ka vërejtur se i mungojnë dokumentet personale, kartela bankare dhe një Iphone-13.

Lidhur me rastin është informuar  prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Ballkani.info