Shtetasi i huaj gjendet i vdekur në shtratin e tij në Qendrën e Azilit në Magure

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në shtratin e tij në Qendrën e Azilit në Magure të Lipjanit.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Magure 27.11.2021 – 10:38. Është raportuar se në Qendrën e Azilit një person mashkull shtetas i huaj është gjetur  pa shenja jete në shtratin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rasti është duke u hetuar.