Shtëpia Teatrore Filmike AKT, fituese e Çmimit “Prezantimi më i sukseshëm Ndërkombëtar”

Sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u mbajt ceremonia tradicionale e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e Teatrit.

Shtëpia Teatrore Filmike AKT u shpall fituese e Çmimit “Prezantimi më i sukseshëm Ndërkombëtar” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës me rastin e Çmimeve Vjetore për Teatër.

Kjo Shtëpi Artistike vlerësohet për sukseset e arritura në skenat ndërkombëtare të shfaqjes “Ëndërrat e Hamletit” në regji dhe interpretim të Mentor Zymberaj.