Në 24 orët e fundit kanë vdekur shtatë persona të prekur me COVID-19. Ndërsa, janë shëruar 163 pacientë derisa raste të reja janë 71. Gjithë këto shifra janë bërë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.