Shtatë muaj pas pensionimit Conor McGregor konfirmon kthimin në UFC

Conor McGregor thotë se më 18 janar 2020 do të kthehet në oktogon për të luftuar në UFC, përkundër që në fillim të këtij viti ishte pensionuar nga artet marciale të përziera, raporton BBC.

31 vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në UFC që nga humbja nga rusi Khabib Nurmagomedov në tetor 2018.

Përmes një konference për media McGregor ka thënë se është në një gjendje fizike të shkëlqyer.

Megjithatë, ende nuk dihet kush do të jetë kundërshtari i tij.

“Kjo datë është caktuar, nuk më intereson se kush do të jetë kundërshtari im”, ka thënë McGregor.

Ai ka thënë se është pajtuar me UFC-në për një rikthim, derisa ka konfirmuar se synon rimeçin ndaj Khabib Nurmagomedovit dhe Tony Fergusonit, që pritet të përballen në fillim të vitit të ardhshëm.

“Të duhen 66 ditë për të formuar një shprehi. Tani shkoj në shtrat herët dhe zgjohem herët. Një qasje e strukturuar është çelësi i suksesit. Të gjithë miliarderët duhet të jenë të organizuar. Do të fokusohem në ndeshjen dhe s’do të pi alkool”, ka thënë McGregor.

loading…