SHSKUK thotë se krijoi hapësirë për trajtim të pacientëve me COVID-19, vendos rreth 80 shtretër shtesë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve të prekur me Covid-19.

Kjo meqë për shkak të situatës së krijuar me rastet në rritje të të infektuarve, u tha se kapacitetet e Klinikës Infektive, për trajtim të pacientëve, janë të stërmbushura, njofton Klankosova.tv.

”Menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.

Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II (Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë”.