Mjekët, infermierët dhe të punësuarit e tjerë e në Shërbimin Spitalor në Kosovë nuk mund të marrin ditët e tyre të pushimit vjetor për shkak të vjetor për shkak të gjendjes emergjente si pasojë e pandemisë Covid-19.
Klan Kosova ka kontaktuar me SHSKUK’në prej nga treguan se deri në një vendim të radhës ky vendim mbetet në fuqi.
Shfrytëzimi i pushimeve është e drejtë ligjore që gëzon secili i punësuar dhe ato do të lejohen po sa të ketë një vendim për lejimin e tyre.
“Për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e Covid-19, nuk është lejuar pushimi i mbetur i të gjithë punëtorëve shëndetësor, jo vetëm infermierëve, por edhe mjekëve dhe të punësuarve të tjerë. ShSKUK është në koordinim me Msh, pasi që ende është e shpallur gjendja emergjente në shëndet publik. Deri në një vendim tjetër do vlejë rregulli për mos lejim të pushimeve. Shfrytëzimi i pushimeve është e drejtë ligjore që gëzon secili i punësuar dhe ato do të lejohen po sa të ketë një vendim për lejimin e tyre”, thuhet në përgjigjien e SHSKUK’së.







