Luan Bukolla, biri i Sali Bukolla, shqiptarë me origjinë nga Kosova, i njohur ne New York, si një derë e fisme dhe nikoqir i shumë aktiviteteve shqiptare, është nderuar me mirënjohje nga Presidenti Donald Trump

Bukolla, është njëri nga aktivistët më të zellshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si njëri nga lobet që me udhëheqjen Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes, kanë shënuar historinë e përkrahjes së çështjes shqiptare.

“Dua ta falënderoj, shumë i Nderuarin, Presidentin Trump, për dhënien e këtij çmimi për mua, jam vërtet i nderuar dhe mirënjohës ndaj tij, siç kam qenë çdoherë”, ka thënë Luan Bukolla, duke mos fshehur gëzimin e përkrahjes dhe besnikërisë që ka ai për Partinë Republikane të SHBA-së dhe Presidentin Donald Trump.

“Ne veçanti, me një mirënjohje te përzemërt, dëshiroj të falënderoj Vellaun tim, Kongresistin e nderuar, Joseph DioGuardi, dhe zonjën e nderuar Shirley Cloyes, te cilet udhëheqin Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizate kjo e vetmja Lobiste në SHBA, përmes së cilës kam dhënë kontribut vullnetar tash e tre dekada, gjë që më ka mundësuar nominimin per këtë çmim! Me të vërtetë, unë jam i përkulur para tyre.”, ka thënë Bukolla, duke përmendur në shenjë mirënjohje Stacey Anderson, nga Instituti i Washingtonit për Studime dhe Marredhenije Ndërkombëtare, që e ka vërtetuar emërimin tim për këtë çmim.

Bukolla, ka falënderuar gjithashtu edhe mikun e tij, Profesorin e nderuar Faton Bislimin, që e konsideroj vëlla e pjese të familjes, me te cilin kemi bërë shumë punë të përbashkëta në angazhimet për çështjen tonë kombëtare këtu në Amerikë.

“Çmimin ia dedikoj Babës tim, te ndjerit, Sali Bukolla, që më rriti në New York me zemër e mendje te pastër Shqiptare:, ka thënë Luan Bukolla, duke shprehë mallëngjimin për gjithë ata burra dhe gra shqiptare që punuan me vite e vite për kauzën e çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.