Arsenal dhe Liverpool janë ndarë baras 1-1 në derbin e kësaj jave në Premierligë.

Kanë qenë mysafirët e Livepoolit që kanë avancuar të parët me golin e Milernit në minutën e 61-të.

Shifrat janë barazuar tetë minutat para përfundimit të kohës së rregullt, kur francezi Lacazette shënoi një gol të bukur, shkruan Ballkani.info.

Pas këtij barazimi, Liverpooli merr përkohesisht vendin e parë në renditje me 27 pikë, një më shumë se City dhe dy më shumë se Chelsea, skuadra këto që nesër do t’i zhvillojnë ndeshjet.

Në anën tjetër, Arsenali merr barazimin e dytë rresht pas serisë së 10 fitoreve. Skuadra nga Londra tash ka 23 pikë dhe është në vendin e katërt.

Për Arsenalin luajtën nga fillimi deri në fund Xhaka dhe Mustafi, kurse Shaqiri te Liverpooli hy në lojë në minutën e 80-të. /Ballkani.info/