Shqiprim Kodra demanton Daut Haradinajn: Pirja e një kafeje, nuk është anëtarësim në AAK

Pas postimit të Daut Haradinaj, se Shqiprim Fadil Kodra i bashkohet AAK-së, në rrjetin social, ka marrë demantin e shpejtë nga vet Shqiprim Kodra, duke e demantuar Haradinaj se pirja e një kafeje nuk është anëtarësim në AAK.

Shqiprim Kodra ka shkruar se “Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.”

Postimi i plotë:

I nderuar Z. Haradinaj mik i familjes sonë dhe të nderuar miq e dashamirë. Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra. Më lejoni të ju njoftoj se Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona. Me respekt, Shqiprim Fadil Kodra.