Shqiprim Arifi publikon dokumente, ngre dyshime se si kushëriri i Besnik Bislimit mori para nga Qeveria Kurti

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka ngritur dyshime se Faton Bislimi, kushëriri i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka marrë rreth 150 mijë euro nga Qeveria Kurti.

Arifi ka publikuar disa dokumente në profilin e tij në Facebook, mbi të cilat ka shkruar se në llogarinë bankare të kushëririt të Besnik Bislimit kanë shkuar rreth 150 mijë euro nga pushteti i Kurtit nën arsyetimin për ‘lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Washington”

Tutje, Arifi ka pyetur se përse parat e dedikuara për shqiptarët e Luginës kanë shkuar në adresë të Faton Bislimit.

“Saherë që Qeveria Kurti ndante mjete për të ashtuquajturin “lobim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Washington”, mjetet financiare – rreth 150 mijë euro, derdheshin në llogarinë bankare të Faton Bislimit, familjarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Pse pikërisht fondet e dedikuara për shqiptarët e Luginës duhet të derdhen në llogarinë bankare të familjarit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi? Si 150 mijë euro për 3 vizita?“, ka shkruar Arifi.