Video

Shqiprim Arifi nuk e ndalë “dorën” kundër kryetarit të Preshevës, ia publikon videot me lavdata për Vuçiqin

Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar me kritika ndaj kryetarit aktual të kësaj komune, Ragmi Mustafës.

Arifi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë lavdatat që presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ia bënte Mustafës. E ka quajtur “Esat Pashë Toptani i Preshevës”.

“Ky është kryetari i ri i Preshevës i emëruar nga Qeveria e Vuçiqit, mbane në mend këtë emër, Ragmi Mustafa, Esat pash toptani i Preshevës”, ka shkruar Arifi.

Në një pjesë të një takimi me Mustafën, Vuçiq dëgjohet duke i thënë se “është i lumtur” që ky kryetari shqiptar “e respekton kaq bukur Kushtetutën e Serbisë”.

Arifi së fundmi është shkarkuar nga pushteti i Vuçiqit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës. Ai ka fajësuar shefin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtin, për koordinim me Vuçiqin për shkarkimin e tij.