Ekipi shqiptar Bad News Eagles e kanë fituar mapën e parë përballë ekipit të dytë më të mirë në botë në CS:GO, FaZe.

Shqiponjat në mapën e parë në “Inferno’ triumfuan me rezultat 16-10, njofton Klankosova.tv.

Të dyjave skuadrave iu duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO BLAST Paris Major.