Shqiponja më duar dhe flamujt kuqezi në Luginë i “tmerrojnë” serbët

Në shenjë nderimi të Ditës së Flamurit në ndërtesën e komunës së Bujanocit sot në mëngjes, sipër ballkonit të hyrjes zyrtare, ka gdhirë Flamuri Kombëtar shqiptar, ankohet agjencia serbe e lajmeve tanjug.

Flamuri është vendosur krahas atij të Serbisë e të Bashkimit Evropian, ka thënë shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Rrahim Salihu.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur ngritje solemne të flamurit shqiptar në komunë, ndërsa është vendosur nga njëri prej punëtorëve të administratës.

Ai ka shtuar se kremtimi i Ditës së Flamurit ka kaluar pa probleme dhe pa incidente e jo sikur viteve të mëparshme.

Flamuri Kombëtar është vendosur edhe në ndërtesën e Komunës së Preshevës.

Kjo është parë si provokim nga mediat serbe, shkruan Ballkani.info.

“Flamujt e Shqipërisë dhe provokimet në Bujanovc”, shkruajnë këto media.

“Përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Shqiptarëve fillimisht e kanë vendosur flamurin e Shqipërisë në Bujanovc, e më pas i kanë bërë duart në formën e shqiponjës dykrenare duke i uruar qytetarët”, thuhet tutje. /Ballkani.info/