Selektori i Zvicrës

“Shqipja do të bëhet gjuha e pestë nacionale në Zvicër”, Yakin për përfaqësuesen e tij me plot shqiptarë

Një pyetje jo e zakonte dhe provokuese i është bërë selektorit të Zvicrës, Murat Yakin të premten në konferencë për shtyp.

Sipas Blick, Jozo Brica nga formati humoristik i televizionit SRF, “Studio 404”, ka pyetur Yakinin: A është më në fund përfaqësuesja mjaftueshëm shqiptare?

Selektori i Zvicrës fillimisht reagoi i habitur dhe më pas zëdhënësi Adrien Arnold pyeti: “Si mund ta kuptojmë këtë tani?”

“Në një pikë shqipja do të bëhet gjuha e pestë nacionale në Zvicër”, është përgjigjur Yakin me një qeshje ironike.

Por, më pas u bë serioz.

“Unë nuk bëj dallime. Unë jam vetë i rritur me kombe të ndryshme. Në gjeneratën aktuale kemi lojtarë që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova. Unë kam pasur gjithmonë kultura të ndryshme në karrierën time si trajner”, ka thënë Yakin.

Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë lojtarët kryesorë të Zvicrës.