Shqipëria shkatërron San Marinon, kap vendin e dytë në grup

Shqipëria e ka shkelur San Marinon në Elbasan Arena me rezultat të thellë prej 5-0. Manaj (32), Qazim Laçi (58), Armando Broja (61), Elseid Hysaj (68) dhe Myrto Uzuni (80) shënuan për Shqipërinë. Kjo fitore e dërgon Shqipërinë në vendin e dytë pasi që Polonia ka barazuar kundër Anglisë në Varshavë

Shqipëria ka shkëlqyer sonte me një 5 golësh kundër San Marinos për t’u renditur në vendin e dytë të Grupit I në kualifikimet për botëror Katar 2022.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Armando Broja që ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime për bashkëlojtarët e tij.

Në pjesën e parë Shqipëria vuajti pasi që San Marino arriti që të mbrohet shumë mirë.

Megjithatë goli do të vinte në minutën e 32-të dhe realizator i tij do të ishte Rey Manaj.

Në pjesën e dytë Shqipëria ndezi motorët dhe shënoi katër gola.

Fillimisht ishte Qazim Laçi që do të shënonte gol pas asistimit të Armando Brojës në minutën e 58. Broja do të shënonte tre minuta më vonë ku u asistua nga Odise Roshi.

Shqipëria do të vazhdonte lojën e mirë dhe në minutën e 68-të ishte Elseid Hysaj që shënoi gol me asistimin e Roshit.

Goli i fundit u shënua nga Myrto Uzuni që shënoi golin e pestë pas asistimit të Armando Brojës.

Me këtë fitore Shqipëria del në vendin e dytë me 12 pikë,  një pikë më shumë se Polonia që është në vendin e tretë me 11 pikë.

No description available.